Lajme

Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:30

05/20/2021 13:01
nga:Y I

Pas më shumë se dy orë diskutimesh, deputetët e Kuvendit kanë shkuar në pauzë deri në ora 14:30

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë ku në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Opozita ka kritikuar Qeverinë për uljen e shtesave të skemave sociale, ku kanë kërkuar që të shqyrtohet ky vendim edhe një herë.