Lajme

Kuvendi shkon në pauzë 2 orëshe pas rrahjes fizike

07/13/2023 12:34
nga:N M

Kuvendi i Kosovës do të jetë në pauzë për së paku edhe 2 orë pas asaj që ndodhi në seancë.

Një rrahje fizike ndodhi mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, e ku fillimisht Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kërkoi 30 minuta pauzë, por që kjo tashmë është zgjatur edhe për 2 orë të tjera.

PDK ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka sulmuar fizikisht deputetët e saj, ndërsa momentalisht deputetët kanë lëshuar sallën.

Zyrtari i PDK’së pas rrahjes në Kuvend: VV po e zbaton porosinë e Radojçiqit