Lajme

Kuvendi ratifikoi dje pesë marrëveshje ndërkombëtare, vlera totale e tyre mbi 311 milionë euro

11/24/2023 07:53
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës ka votuar dje pesë marrëveshje ndërkombëtare, pas disa muajsh përpjekje.

Këto marrëveshje u kaluar me ndihmë të deputetëve të LDK-së dhe AAK-së, si dhe grupit Multietnik.

Pas votimit të marrëveshjeve, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se vlera totale e tyre është 311 milionë e 3 mijë e 92 euro.

Ajo ka falenderuar deputetët që kanë votuar këto marrëveshje, derisa ka thënë se shpreson se së shpejti do të votohen edhe katër marrëveshjet e mbetura.

Postimi i plotë: