Lajme

Kuvendi njofton për seancën e 24-të konstituive që do të mbahet nesër

05/30/2025 15:58
nga:Sh R

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, të 24-ën me radhë që zhvillohet në përpjekje për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë mbahet nga ora 10:30, saktësisht 48 orë pas asaj të 29 majit.

Të  enjten, u regjistrua dështimi i 23-të me radhë i deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.

Komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk kaloi as një ditë më parë.