Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci e ka konfirmuar për Gazeta Blic se nesër do të ketë seancë të jashtëzakonshme me fillim nga ora 09:00.
“Po, kemi dorëzuar kërkesën për seancën e jashtëzakonshme nesër në ora 9:00”, tha ajo.
Pikë e rendit të ditës pritet të jetë projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.


