Lajme

Kuvendi në shtator e shqyrton iniciativën për tërheqjen e parave nga Trusti

07/14/2022 12:53
nga:N M

21 mijë nënshkrime janë mbledhur gjithandej Kosovës si nismë për të kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që t`u lejohet qytetarëve tërheqja e një shumë të caktuara të parave nga Trusti Pensional, raporton Gazeta Blic.

Nënshkrimet do të dorëzohen nesër zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës.

Kjo iniciativë ka ardhur pas dështimit në Kuvendin e Kosovës të nismës së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, e ku deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pamundësuan votimin e projektligjit që do t`i lejonte tërheqjen e parave nga Trusti.

Kosova por edhe vende të tjera po përballen me rritje të çmimeve për shkak të shumë arsyeve dhe për këtë qytetarët e Kosovës disa herë janë shprehur se lejimi i një përqindje të parave nga Trusti do t`u mundësonte atyre sadopak kalimin e krizës ekonomike.

Opozita e quan antikushtetuese, miratohet në lexim të parë Projektligji për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë