Lajme

Kuvendi miraton edhe dy marrëveshje ndërkombëtare

02/22/2022 13:40
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe dy marrëveshje ndërkombëtare.

Të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e Forcave në mes Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit.

Ndërkohë, i dhanë dritë të gjelbër edhe ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Përkrahje dy marrëveshjeve i dhanë deputetët nga pozita dhe opozita.

Derisa seanca po vazhdon të zhvillohet, është ngritur diskutimi edhe për shqyrtimin e parë të Projekt-Rregullores së re të Kuvendit të Kosovës.