Lajme

Kuvendi merr një vendim, pas ngjarjes së krijuar në mbledhjen e Kryesisë!

02/07/2022 13:57
nga:N M

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, dhe shefi i kabinetit të Gluak Konjufcës, Ilir Kërqeli patën një konflikt verbal, kryesia e Kuvendit nuk do të mbahet sot.

Megjithatë mbledhja e Kryesisë është shqyrtuar që të mbahet sot gjatë ditës, por pas asaj cka ndodhi në mbledhjen e mëhershme ajo përfundimisht nuk do të mbahet.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë dy seanca plenare.

Kjo është përcaktuar më herët nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Në orën 11:00 do të ketë vazhdim të seancës pastaj seanca e re e Kuvendit do të nis në orën 15:00, shkruan Gazeta Blic.

“Pati mësymje” – Glauk Konjufca thotë se Arben Gashi i LDK-së shau dhe fyeu Ilir Kërçelin

Deputeti i VV-së me fjalë të rënda ndaj Arben Gashit: Ka shëndet të rënduar mental, bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog