Lajme

Kuvendi merr masa shtesë të sigurisë

07/27/2023 12:02
nga:Mergim Rreci

Më 13 korrik deputetë të pozitës dhe opozitës u përleshën në sallën e Kuvendit të Kosovës.

E pikërisht për këtë shkak janë ndërmarrë masa shtesë të sigurisë.

Policë civil janë vendosur brenda korridorit të kuvendit.

E po ashtu edhe zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, janë vendosur edhe tek pjesa e mediave.

Nga afër seancën po e përcjell gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani.