Lajme

Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive, ky është rendi i ditës

02/11/2026 15:25
nga:G B

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën konstituive e cila nis nga ora 17:00.

Në këtë seancë pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së dhjetë, pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të parlamentit.

Presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo ajo u shty për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.

Më poshtë rendi i ditës:

  1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
    2. Betimi i deputetëve,
    3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit,
    4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.