Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për seancë të re të Kuvendit, raporton Gazeta Blic.
Një ndër pikat e ditës është edhe shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.
Haradinaj nuk i shkon Kurtit në takim, e dërgon dikë të partisë


