Lajme

Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, Meta do t’iu drejtohet deputetëve

07/22/2022 08:33
nga:Genita C

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot do të ketë një seancë të jashtëzakonshme.

Kjo pasi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të bëjë adresimin e tij të fundit në krye të kësaj detyre.

Adresimi i presidentit Meta është madje e vetmja pikë e rendit të ditës së kësaj seance e cila fillon në ora 11:50.

Metës mandati i përfundon më 24 korrik, teksa në karrikën e tij do të ulet Bajram Begaj.

Presidentja pret në takim presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta