Lajme

Kuvendi mban seancë të hënën: Këto janë 6 pikat e rendit të ditës

07/30/2021 16:12
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancën e radhës, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit të lëshuar për media nga Kuvendi, në rend dite do të jenë 6 pika.

Njoftimi i plotë:

  • Seanca plenare e Kuvendit
  • Vendi: Kuvendi i Kosovës

    Koha:  10:00

 Rendi i ditës

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
  4. Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  5. Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  6. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.