Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancën e radhës, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit të lëshuar për media nga Kuvendi, në rend dite do të jenë 6 pika.
Njoftimi i plotë:
- Seanca plenare e Kuvendit
- Vendi: Kuvendi i Kosovës
Koha: 10:00
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
- Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
- Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
- Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.