Lajme

Kuvendi mban një minutë heshtje për ish-kryetarin e Klinës, Ismet Rracin

04/24/2026 11:50
nga:Y I

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili është vrarë 25 vite më parë.

Kërkesa për mbajtjen e një minute heshtje është bërë nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

“Më lejoni që në emër të LDK-së të mbajmë një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Klinës, Ismet Rraci, i cili u vra 25 vite më parë”, ka thënë Lushaku-Sadriu në seancë.