Lajme

Kuvendi kalon dy raporte të Zyrës së Auditimit

07/14/2022 11:22
nga:Astrit Gashi

Kuvendi i Kosovës me herën e dytë kaloi dy raporte për Zyrën Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 kaluan me nga 61 vota për.

Për këto dy raporte nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.