Lajme

Kuvendi kaloi marrëveshjen për emigrantët, Meloni: Faleminderit shqiptarëve për miqësinë

02/22/2024 23:54
nga:Genita C

Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka falenderuar shqiptarët pasi Parlamenti votoi sot marrëveshjen për strehimin e refugjatëve.

Meloni në një mesazh në facebook falenderon po ashtu edhe homologun e saj Edi Rama dhe institucionet e vendit për miqësinë dhe bashkëpunimin.

“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falenderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.