Lajme

Kuvendi ka nisur interpelancën e thirrur nga deputetët e AAK-së për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla

08/04/2022 16:59
nga:Astrit Gashi

Kuvendi i Kosovës ka nisur interpelancën e thirrur nga deputetët e AAK-së për ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, në lidhje me ligjin e zyrtarëve publik.

Në fjalimin e tij, ministri Sveçla ka thënë se Qeveria e Kosovës si pjesë të programit qeverisës e ka modernizimin e administratës publike, të cilën synon ta shndërrojë në administratë që do të ofrojë shërbime cilësore, të cilave qytetarët dhe bizneset mund t’iu qasen me lehtësi si dhe një administratë që funksionon mbi meritokracinë, profesionalizmin dhe efikasitetin.

“Kompletimi i kornizës ligjore aktuale është parakusht për arritjen e këtij objektivi dhe në këtë kuptim Ligji për zyrtarët publik është ndër ligjet që i nënshtrohet rishikimit. Ministria e Punëve të Brendshme përmes ndryshime që do ofrojë përmes Ligjit për zyrtarët publikë synon që të adresojë jo vetëm problemet që janë gjetur nga Gjykata Kushtetuese por edhe problemet e evidentuara në praktikë gjatë kohës së zbatimit të këtij ligji dhe atyre që janë identifikuar si rezulat i analizave nga ministria që unë drejtoj”, ka theksuar ndër të tjera Sveçla.

Ai ka thënë se ligji aktual ka mangësi të shumta dhe për këtë arsye MPB është në fazën përfundimtare të finalizimit të plotësimit të ligjit, të cilin shumë shpejt do ta procedojë në procedurat e konsultimeve.