Lajme

Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje për Madeleine Albright

03/24/2022 12:52
nga:Astrit Gashi

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka ndërruar jetë të mërkurën në moshën 84-vjeçare pasi kohët e fundit ishte duke luftuar me një sëmundje të rëndë.

Me kërkesë të kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Kuvendi nderoi ish-Sekretaren Albright për kontributin e saj në marrëdhënien dypalëshe Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për rolin e saj në çlirimin e Kosovës.