Lajme

Kuvendi i Malit të Zi i ndan edhe mbi 5 milionë euro për Malësinë

09/30/2022 01:01
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Tuzit Nik Gjeloshi, ka bërë të ditur se Kuvendi i Malit të Zi i ka ndarë edhe mbi 5 milionë euro.

Gjeloshi njoftoi se këto mjete do të përdoren për projektin Urela.

“U aprovua rebalansi i Buxhetit, mes tjerash u aprovuan 5,6 mil euro për projektin e lumit Urela, nga Ubla e Mileshit deri në Krevenic. Risi eshte se projekti i kalohet komunës së Tuzit në procesim dhe menjëherë do të përgatisim krejt procedurat që të shpallim prokurimin publik” – tha Gjeloshi.

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë nga Kuvendi i Malit të Zi edhe 5,6 milonë € për Malësi!

U aprovua rebalansi i Buxhetit, mes tjerash u aprovuan 5,6 mil euro për projektin e lumit Urela, nga Ubla e Mileshit deri në Krevenic.

Risi eshte se projekti i kalohet komunës së Tuzit në procesim dhe menjëherë do të përgatisim krejt procedurat që të shpallim prokurimin publik.

Propozimi erdhi nga drejtori per investime kapitale Esmin Beqaj, që tregon se kur jemi në institucione, punohet dhe mund të zhvillohemi!

Malësia po ndryshon!