Lajme

Kuvendi i LDK-së, Imri Ahmeti deklarohet për kandidaturën e Faton Bislimit

11/19/2023 13:49
nga:Genita C

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Imri Ahmeti, ka folur rreth kandidaturës së Faton Bislimi, për kryetar të këtij subjekti politik.

“Faton Bislimi do të lejohet që të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor, ndërsa për kandidaturën e tij do të vendosen me votat e delegatëve pjesëmarrës”, tha Ahmeti për Klan Kosova.

Nga ora 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e 10-të Zgjedhor.

Aty do të zgjidhen organet udhëheqëse të kësaj partie.

Në garë aktualisht për kryetar të LDK-së janë: Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.

Kujtojmë se, Faton Bislimi është kandidat për pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin e dhjetë që do të mbahet më 19 nëntor.

Vetë Bislimi ka bërë të ditur se beson fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova.

“Sot, kam njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se në bazë të Nenit 8.1, Nenit 16.2 dhe Nenit 25, të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së që do mbahet më 19 nëntor 2023, do të paraqes para delegatëve kandidaturën time për Kryetar të LDK-së”.

“Unë besoj fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova”, tha ai para pak dite.