Lajme

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

09/19/2022 20:43
nga:Genita C

Nesër në Tiranë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve.

Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.