Lajme

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së nis me 325 delegatë në sallë

07/30/2026 18:40
nga:Genita C

Ka nisur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të vendoset për të ardhmen e Lumir Abdixhikut, raporton GazetaBlic.

Sipas informacionve të GazetaBlic, në sallë janë të pranishëm 325 delegatë, ndërsa për të kaluar vendimi lidhur me qëndrimin ose shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku nevojiten të paktën 163 vota.

Ndryshe, Kuvendin e LDK-së e përbëjnë 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve, plus kryetari aktual i partisë, që me automatizëm është delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së.

Abdixhiku mbërrin në Kuvendin e Jashtëzakonshëm: Fjalimin do ta mbaj brenda, pas Kuvendit konferencë për media