Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 13 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime, raporton GazetaBlic.
Buxheti i miratuar kap vlerën prej 14,551,974 euro.
Ramosaj e cilësoi këtë si një lajm të rëndësishëm për qytetarët dhe uroi të gjithë banorët e Deçanit për këtë hap të rëndësishëm në planifikimin komunal.


