Lajme

Kuvendi e voton në parim Projektligjin për pagën minimale

06/14/2022 13:40
nga:Gazeta Blic

Kuvendi i Kosovës e ka votuar në parim Ligjin për Pagën Minimale.

Për votuan 68 deputetë, ndërkohë kundër nuk kishte,derisa abstenuan 6.

Ky projektligj kishte shkaktuar shumë debat. Ishte organizuar një protestë nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.

PDK-ja e bojkotoi këtë seancë me arsyetimin se po u bëhet e padrejtë veteranëve.