Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën e jashtëzakonshme për debatin parlamentar për gjendjen e pandemisë, me 1 minutë heshtje për viktimat e Holokaustit.
Sot në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.
Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.