Sporti

Kushtrim Sopa: Rruga e vetme për Prishtinën që të dal në Evropë është përmes Kupës së Kosovës

03/31/2022 13:39
nga:E K

Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës.

Katër ekipet gjysmëfinaliste: Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiku kanë mësuar kundërshtarët e tyre të rradhës, shkruan GazetaBlic Sport.

Këto janë dy çiftet gjysmëfinaliste të shortit të hedhur sot:

FC Prishtina – Llapi

FC Drita – KF Ramiz Sadiku.

Zyrtari i klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopa ka deklaruar për media se rruga e vetme për Prishtinën të dalin në Evropë është përmes Kupës së Kosovës.

“Secila skuadër ka rëndësi të vet, ka pas rrugëtim të gjatë, çdo kundërshtar do të respektohet nga Prishtina. Rruga e vetme është për momentin që përmes Kupës te dalim në Evropë, por do te tentojmë edhe nga renditja tabelare” – ka deklaruar Kushtrim Sopa pas shortit për media.

/GazetaBlic Sport/