Skuadra e Llapit do të bëjë shumë ndryshime në merkaton e verës dhe largimet e afrimet veçse kanë filluar.
Siç mëson GazetaBlic Sport, Kushtrim Shabani mund të jetë prurja e re e Llapit në merkaton e verës.
Shabani së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, megjithatë pas përfundimit të këtij sezoni, ai njoftoi largimin.
Llapi dhe Shabani janë në kontakte dhe transferimi i tij tek skuadra e Batatinës mund të kompletohet në ditët e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


