Regjisori Kushtrim Mehmeti sapo është emëruar drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.
Në bazë të Ligjit për Teatrot Nr. 04/L-106 Neni 10 paragrafi 1.7 dhe Neni 13 paragrafi 3 dhe 7, Statutit të Teatrit Kombëtar të Kosovës Neni 10, paragrafi 1.7, si dhe të Rregullores Nr. 04/2016 për Punën e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës Neni 3, paragrafi 8 si dhe nenit 12, Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datën 4 Janar 2023 unanimisht merr këtë vendim:
Kushtrim Mehmeti emërohet Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, me mandat katër (4) vjeçar.
Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Kryesuesja e Këshillit Drejtues të TKK-së.
ARSYETIM
Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar pas përfundimit të procedurës së rekrutimit, testimit me shkrim si dhe intervistës me gojë të kandidatëve për pozitën e Udhëheqësit Artistik në TKK, vlerëson:
Kushtrim Mehmeti me 74.65 pikë,
Sokol Plakolli me 54.73 pikë;
Bazuar në vlerën e pikëve, Këshilli Drejtues Teatrit Kombëtar emëron Kushtrim Mehmetin – Udhëheqës Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe rekomandon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave.
Këshillë Juridike: Kundrejtë këtij vendimi palët e pakënaqura mund të ushtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh nga pranimi i vendimit në komisionin përkatës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.