Ballani po vazhdon me përgatitjet për edicionin pranveror.
Skuadra nga Suhareka e mbylli edicionin vjeshtor në vendin e tretë me 33 pikë, një më pak se Drita në vendin e dytë dhe dy më pak se Gjilani në vendin e parë.
Megjithatë, një dallim i madh tashmë tek kjo skuadër është ndryshimi i trajnerit, me Ilir Dajën që e ka zëvendësuar të shkarkuarin, Bekim Isufin.
Mesfushori Kushtrim Gashi ka folur për ‘GazetaBlic Sport’ në lidhje me përgatitjet që po kryejnë si dhe për objektivat e klubit.
“Jemi në fazën intensive dhe përgatitjet po ecin shumë mirë. Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe shpresojmë të shkojmë sa më mirë dhe të arrijmë objektivat që kemi“, tha fillimisht Gashi.

Më pas ai foli edhe për raportin me trajnerin e ri, ku tha se ka sjellur volum të ri në stërvitje dhe eksperiencë të re.
“Trajneri ka sjellë një eksperiencë shumë të mirë të shpërndarë te lojtarët dhe një volum shumë të fortë stërvitor. Mendoj se do të vazhdojmë me punë e përkushtim maksimal ndeshje pas ndeshjeje për të qenë deri në fund në luftën për titull”, përfundoi Gashi për ‘GazetaBlic Sport’.

/GazetaBlic Sport/


