Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, ka bërë publike kushtin që sipas tij, PDK-ja duhet të vendosë që të jetë prezente në takimin e nesërm me kryeministrin Albin Kurti.
Ai thotë se PDK-ja duhet të kërkojë nga Lëvizja Vetëvendosje që ta fshijë nga faqja videon kundër krerëve të UÇK-së dhe PDK-së.
Në të kundërtën, Cakolli shprehet se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, PDK nuk ka pse të marrë pjesë në takim me shefin e qeverisë, ku të ftuar janë edhe krerët e LDK-së dhe AAK.
“PDK duhet me shku në takim me Kurtin, vetëm me kushtin që VV me e tërhjek nga faqja e saj në FB videon kundër krerëve të UÇK-sê dhe PDK-së dhe me kërku falje publike. Në të kundërtën skem çka shkojm. I ka 51, ja paftë piken e hajrit!”, shkroi ai.
Deri më tani, vetëm Ramush Haradinaj i AAK-së ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Kurtin.
Kurse, nga LDK-ja dhe PDK-ja ende nuk kanë marrë vendim për këtë ftesë.


