Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar edhe ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 5 dhjetor 2024.
Me pesë vota për dhe dy kundër, Kushtetuesja ka konstatuar se Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, i miratuar nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024, nuk është në përputhje me disa nene kyçe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ky ligj ishte dërguar nga Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës.
“TË SHFUQIZOJË, me pesë (5) vota për dhe dy (2) kundër, (i) Vendimet [nr. 08- V-798] dhe [nr. 08-V-844] e 5 dhjetorit 2024, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes të cilit është miratuar Ligji nr. 08/L-32 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, tha gjykata në njoftim.
Ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare.
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi edhe 12 ligje që ishin miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 5 dhjetor 2024, ndërsa la në fuqi vetëm tre.


