Lajme

Kushtetuesja regjistron kërkesën e AAK-së për votimin e fshehtë –kërkohen komentet e deputetëve deri më 19 maj

05/15/2025 10:49
nga:G B

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e iniciuar nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj dhe 10 deputetë të tjerë, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Arben Loshi, në një njoftim zyrtar drejtuar deputetëve, bën të ditur se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që palët e interesuara të paraqesin komentet e tyre me shkrim lidhur me këtë çështje, jo më vonë se data 19 maj.

“Deputetët e Kuvendit mund t’i parashtrojnë komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me këtë çështje, jo më vonë se më 19 maj 2025,” thuhet në njoftim.

Kërkesa e AAK-së lidhet me mënyrën e organizimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, për të cilën kjo parti ka ngritur dyshime për përputhshmëri me Kushtetutën.