Gjykata Kushtetuese i dhënë sot të drejtë vendimit të Qeverisë, për Ligjin për Pagën Minimale, i cili nuk i përfshin pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.
E ndaj këtij vendimi ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.
Klinaku ka paralajmëruar vazhdim të protestave.
“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme”, ka shkruar në Facebook ai.