Lajme

Kushtetuesja e hodhi poshtë Ligjin për KPK-në, Gruda: Nismat e qeverisë janë joserioze

03/24/2023 20:09
nga:Y I

Koordinatori i departamentit për drejtësi në  PDK, Përparim Gruda, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Grua tha se ky vendim e konfirmon se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale e joserioze.

“Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.Ky vendim konfirmon edhe njëhere se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze” shrkuan gruda raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ky vendim konfirmon edhe njëhere se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze.