Lajme

“Kushtet e marrëveshjes”, deputeti Rexha: Kurti nuk e bllokoi dialogun

07/02/2024 22:14
nga:G B

Deputeti i lëvizjes Vetvendosje, Arbër Rexha ka thënë se Kosova nuk është palë bllokuese në dialog, duke i përmendur veprimet e bëra nga pala tjetër serbe.

“Kosova asnjëherë në dialog nuk ka qenë palë bllokuese përkundrazi ka qenë Serbia, dhe kryeparlamentari i vendit, Glauk Konjufca del dhe tregon që Serbia planifikon edhe sulme tjera në veri të Kosovës”.

Rexha, në emisionin Politiko të Kanal 10, tha se pretendimet se Kosova ishte palë bllokuese e marrëveshjeve ishin çështje të lidhura me dy aspekte.

“Ne kemi pranuar marrëveshje mirëpo kur ka ardhur puna tek zbatimi i saj, ne kemi hasur në dy probleme, e para letra e zonjës Bërnabiç e cila e dërgon dhe thotë se ne tërhiqemi nga nene të caktuara dhe në anën Radojiçiqi me sulmin në veri, pra e rekonceptojnë në një far forme vet marrëveshjen”.

“Ka pasur të drejtë z.Kurti, nuk është çështje bllokimi kjo por çështje që ka të bëj me dy aspekte e që mendoj se nuk janë “fer” për Kosovën, 1. Kosova është ende nën masa dhe e dyta Kosova ka pësuar një sulm terrorist”.