Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi kryeministri i vendit Albin Kurti paraqiti tri kushtet e Kosovës në Bruksel për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.
Haziri, duke reaguar ndaj qëndrimit të Kurtit, ka thënë se derisa në Kosovë mendohet që kemi vendosur kushte për Serbinë, në fakt Kosova i ka vendosur kushte vetës nga politika e Kurtit.
“Kosova është në kushte dhe Kurti po zbaton politikë të kushëzimit në emër të Kosovës. Kjo mendësi administrimi në emër të Kosovës pardje në Bruksel u konfirmua në emër të politikave për konsum të brendshëm në Kosovë e jo ndaj Serbisë” shkruan Haziri.
Reagimi i plotë: