Sporti

Kushëriri i Erling Haaland shkëlqen në debutim me gol tek Molde

07/25/2021 17:36
nga:L J

Albert Braut Tjaland, kushëriri i Erling Haaland, vazhdon të shkëlqejë pavarësisht se është 17 vjeç.

Sulmuesi i ri bëri debutimin e tij duke shënuar për ekipin e parë të Molde, këtë të dielë, në një lojë të Kupës së Norvegjisë kundër Spjelkavik (4-1), përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç kësaj se kanë luajtur për Molde, dy të rinjtë kanë të përbashkët që kanë filluar të luajnë për Bryne, klubin e tyre të fëmijërisë, pavarësisht se sulmuesi i Dortmund ka lindur në Leeds, Angli, kur babai i tij luajti në Premier League.