Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e pranoi dje se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Shkëlzen Gashi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për punësimet familjare.
Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kishte thënë se kusherinjtë e familjarët janë për dasma.
Ndryshe, Mytaher Haskuka e ka pranuar se një familjare e tij është e punësuar në komunën që ai udhëheq. Bëhet fjalë për vajzën e axhës së tij.
I pari i Prizrenit është munduar ta arsyetojë punësimin e saj, duke thënë se kjo është e mundur edhe statistikisht.
“Nëse e shikojmë numrin e punësimeve në arsim, në shëndetësi dhe në të gjithë sektorët, atëherë statistikisht është e mundur. Po, ajo punon. Ajo ka qenë si praktikante, por pastaj ka vazhduar punën e rregullt. Ka qenë konkursi për në financa”, ka thënë Haskuka në 038 të KTV.
Partia e Haskukës, Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë e tjera që kanë qenë në pushtet se kanë bërë punësime në baza familjare, derisa diçka të tillë nuk e zbatojnë as vetë.
LEXO EDHE: