Sporti

Kush tjetër përveç Real Madrid-it? Spanjollët e fitojnë edhe Superkupën e Evropës

08/14/2024 22:53
nga:Mergim Rreci

Real Madrid ka fituar Superkupën e Evropës, pasi ka mundur Atalantën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Varshavës.

Madrilenët fituan me rezultatin e pastër 2-0 kundër bergamaskëve.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa dy golat e sfidës u shënuan në 45 minutat e dyta.

Të parin, e realizoi Federico Valverde në minutën e 59-të. Vetëm 9 minuta më pas, rrjetën e tundi Kylian Mbappe, i cili dyfishoi rezultatin.

Francezi 25-vjeçar shënoi në debutimin e tij me fanelën e “Los Blancos”.