Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se ish-presidenti Donald Trump është keqkuptuar.
Në edicionin special të “Rubikonit” në Klan Kosova, që i kushtohet zgjedhjeve në ShBA, Ibrahimi tha se Trumpi sa ka qenë president ka kërkuar nga evropianët që ta rrisin buxhetin e ushtrive të tyre dhe rrjedhimisht të mbrohen vetë.
“Presidenti Trump gjatë presidencës së tij është keqkuptuar. Trumpi ka kërkuar që buxheti për NATO-n të jetë 2 për qind. E tash të gjitha shtetet po e çojnë në 2 për qind e më shumë buxhetin për ushtri”.
“Çështja e NATO-s nuk ka qenë në pikëpyetje në asnjë moment. Gjatë administratës Trump, nuk ka pasur asnjë tentativë për të cenuar NATO-n. Ato që ka kërkuar presidenti Trump është që për sigurinë tuaj duhet të jepni edhe ju kontributin tuaj”, deklaroi Ibrahimi.
“Kush thotë se Trumpi është pro-rus? Merrne lexone Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Administratës Trump dhe e shihni se çka ka në të. Pika kyçe e asaj Adminbistrate, rreziku më i madh shihet nga Rusia”, u shpreh analisti Ilir Ibrahimi.