Showtime

“Kush tha që është KRIZË?” Këngëtarët që u bënë me vetura super luksoze gjatë 2021

01/01/2022 18:06
nga:G C

Personazhet e njohur shqiptarë, përfshirë këtu modelë, aktorë, këngëtarë e sportistë, të gjithë bëjnë jetë luksoze, të paktën kështu e prezantojnë veten para publikut, e se çfarë jete bëjnë në të vërtetë nuk e dimë.

Viti që po lëm pas me sa duket bëri ende më të pasur këngëtarët shqiptar, duke mos kursyer aspak sa i përket blerjes së një makine super luksoze, që me një kërkim të shpejtë në internet çmimet e tyre çmendin rrjetin.

GazetaBlic ju sjell disa nga personazhet më të njohura që gjatë vitit 2021 u bënë ngasës të makinave super luksoze.

Loredana Zefi

Reperja e popullarizuar shqiptare, Loredana Zefi, tashmë shquhet për jetën luksoze që bën.

Ajo posedon një sërë veturash të shtrenjta dhe duket se një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.Përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjete sociale, 25 vjeçarja njofton se ka blerë një tjetër makinë të markës ‘Mercedes’.

Kida

Artistja e njohur, Kida, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur se është bërë me veturë të re.

“Mercedes” është marka që ajo ka zgjedhur, ndërsa çmimi i saj arrin vlerën mbi 100 mijë dollarë.

Noizy

Njëri nga yjet më me famë, Noizy, është bërë posedues i një makine të re.

Këtë e tregoi përmes një postimi në Instagram, duke na prezantuar me ‘bishën’ e tij.

Vetura e tipit ‘Lamborghini’ të cilën e posedon tashmë kap vlerën e 260 mijë eurosh, ku këtë vit edhe CR7 kishe blerë një veturë të të njëjtit tip.

Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejzullahu, zbuloi në rrjete sociale se ka blerë një makinë të re.

Ai ka publikuar disa imazhe e video në InstaStory, ku tregoi se bleu një makinë të tipit ‘BMW’, saktësisht një ‘X5’ të modelit të fundit.

Buta

“Kush tha qe o’ krize”, ishte mbishkrimi i Butës duke pozuar krahë fotografisë me makinën e re./GazetaBlic/