Showtime

“Kush ta mbush zemrën?” – Sara Hoxha u përgjigjet ndjekësve me ironi, pas ndarjes nga Ledri Vula

01/23/2024 16:10
nga:G C

Pas ndarjes që bëri zhurmë në mediat rozë nga reperi i njohur Ledri Vula, Sara Hoxha ka zgjedhur të marrë një frymë të re duke nisur pushimet e saj jashtë shtetit.

Në këtë aventurë, ajo është shoqëruar nga vajza e saj e vogël, PoemBlu, dhe nga disa prej shoqeve të saj më të ngushta.

Ndjekësit e Sarës në rrjetet sociale janë bërë dëshmitarë të këtyre momenteve relaksuese, falë aktivitetit të saj të vazhdueshëm në postimin e fotografive e videove që reflektojnë atmosferën e pushimeve që po kalon.

Së fundmi, Sara ka ndarë një ndërveprim me një ndjekëse në InstaStory, ku i është bërë një pyetje tejet personale dhe provokative: “Egon tënde e mbushe por zemrën kush ta mbush?”

Në stilin e njohur të saj, influencerja nuk ka ngurruar të japë një përgjigje me një notë humori: “Pyetje me spec kjo?” – ka qëndruar komenti i saj krahas fotos së postuar.