Lajme

Kush mund ta formojë qeverinë e re? Flet Arifi

02/10/2025 20:53
nga:G B

Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës iu drejtuan kutive të votimit.

Nga rezultatet preliminare nga KQZ, Vetëvendosje është partia e parë me 40.83 për qind, PDK partia e dytë me 22.15 për qind, LDK e treta me 1759, AAK-Nisma e katërta me 7.47.

Por, kush mund ta formojë Qeverinë e re?

Lidhur me këtë dhe rezultatin, duke mos llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, për Gazeta Blic ka folur ish diplomati Avni Arifi.

Ai thotë se nëse VV nuk e mbërrin shumicën parlamentare me minoritetet joserbe, me partitë shqiptare i ka dyert e mbyllura për koalicion.

“Ende nuk po dihet rezultati përfundimtar por duket se mundësitë janë të qarta. Nëse Vetëvendosje nuk e mbërrin shumicën parlamentare me minoritetet joserbe, i ka mbyllur dyert për një koalicion të mundshëm me partitë shqiptare”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, partitë opozitare i kanë shanset për krijimin e qeverisë së re.

“Partitë shqiptare opozitare në këtë situatë i kanë numrat dhe kanë mundësi për krijimin e një qeverie opozitare dhe mbase kjo do të ndodhë”, ka thënë Avni Arifi./Gazeta Blic/