Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshilllit të Përgjithshëm ku ka zgjedhur Kryesinë e re.
Sa i përket listës së nënkryetarëve, Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri vazhdojnë të mbajnë postin e njëjtë ndërsa kësaj liste i janë shtuar edhe dy gra, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili.
Emri i Kica Xhelili ishte surprizë pasi e njëjta kishte aderuar së fundmi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke lënë jashtë figura të ‘vjetra’ të kësaj partie.
Të njëjtës iu besua posti i Nënkryetares për Marrëdhënie me Jashtë.
Doarsa Kica Xhelili ishte zgjedhur deputete nga radhët e listës Guxo për t’iu bashkuar më pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sekretar i Përgjithshëm mbetet Imeri Ahmeti ndërsa Sekretar i degëve Jashtë është emëruar Sokol Haliti.
Ndryshime të mëdha pati edhe sa i përket anëtarëve të Kryesisë.
Jashtë liste mbeti kundërkandidati i Abdixhikut për kryetar partie, Faton Bislimi.
Po ashtu në listë nuk figurojnë as emrat si ai i Lutfi Zharkut, Safet Kamberit, Brikenda Kryeziut, Teuta Sahatqija, Fadil Krasniqi, Valon Murtezaj etj.
Në Kryesi po ashtu është zgjedhur i sapo-aderuari në parti, Berat Rukiqi.
Jehona Lushaku Sadriu mban postin e Kryetares se Forumit të Gruas ndërsa Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor, raporton Gazeta Blic.
Emrat e Kryesisë së re:
Dr. Alban Zogaj
Dr. Alush Gashi
Arben Gashi
Dr. Ardian Shala
Armend Zemaj
Dr. Avdullah Hoti
Besian Mustafa
Besnik Osmani
Dr. Berat Rukiqi
Besa Gaxherri
Dr. Behxhet Xheladini
Doruntinë Maloku
Driton Selmanaj
Dr. Ekrem Hyseni
Dr. Ema Nikçi Rexha
Florian Dushi
Ilir Ferati
Dr. Izet Sadiku
Ak. Kujtim Shala
Lirije Kajtazi
Mirjeta Kalludra
Dr. Muhamet Hamiti
Ruzhdi Shehu
Rrezarta Krasniqi
Dr. Sibel Halimi
Shkëmb Manaj
Visar Azemi
Dr. Visar Berisha
Vlora Dumoshi
Xhafer Gashi
Xhafer Tahiri
LDK zgjedh Kryesinë e re, këta janë emrat e nënkryetarëve dhe anëtarëve


