Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në afërsi të Moskës. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ata kishin nivele të ndryshme përfshirjeje në perandorinë e biznesit të liderit të grupit mercenarë rus, Wagner.
Megjithëse nuk dihet pasuria e saktë e Prigozhinit , Putin tha se grupi Wagner mori rreth 1 miliard dollarë nga shteti rus midis majit 2022 dhe majit 2023.
Insider ka listuar të gjithë anëtarët e familjes së liderit të grupit famëkeq dhe ka përshkruar statusin e tyre më në detaje.
Pema e familjes
Nëna e Prigozhinit, Violeta Prigozhina, u shtua për herë të parë në listën e sanksioneve të BE-së në vitin 2022. Në mars ajo fitoi një apel kundër tyre. Sanksionet kundër saj u hoqën më pas.
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian deklaroi në muajin mars se lidhjet mes Violetës dhe djalit të saj bazohen “ekskluzivisht në lidhjen e tyre familjare dhe për këtë arsye nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar përfshirjen e saj në listat e diskutueshme”.
Sąd UE w #Luksemburg potwierdził dzisiaj nieważność unijnych środków ograniczających wobec #ViolettaPrigozhina, matki rosyjskiego biznesmena.Matce #Prigozhin nie spodobała się decyzja umieszczenia jej na liście sankcji i zaskarżyła ją. Dziś Sąd UE zgodził się z jej argumentami? pic.twitter.com/U5FSyyTtEO
— ?? Antyfarmazon ??? (@ZaPLMundurem) March 8, 2023


