Lajme

Kush i meriton rritje të pagës prej 100 eurosh sipas Nagavcit?

09/12/2022 22:10
nga:G B

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se Qeveria Kurti 2, iu ishte bërë thirrje SBAHSK-ut që të mos i bëjnë kërkesa të cila nuk do të mund të realizohen që sipas tyre kërkese që nuk mund të realizohet është rritja e pagave për të gjithë në të njëjtën mënyrë sepse paga duhet tyre rriten sipas nevojës dhe jo kërkesës se nuk janë të barabartë ata që marrin nga 1mijë e 500 euro rrogë si ata që marrin 500 euro.

“Greva e Shpallur në kuadër të BSPK-së, që të kërkohet rritje nga një qind euro si për ata që i kanë 1 mije e 500 euro rrogë si për ata që i kanë nga 500 euro e bënë të pa mundur realizimin e Kërkesës dhe nuk ka më arsyeshmëri”, këto janë mundësit e qeverisë Kurti 2 sipas Ministres së Arsimit Arbërie Nagavcit.

Ministrja e Arsimit Shkencës e Teknologjisë dhe Inovacionit(MASHTI), Arbërie Nagavci, ka folur për pagat e mësimdhënësve dhe Ligjin e Pagave.

Ajo ka theksuar se Kryesia e SBASHK-ut është e njoftuar se do të këtë paga më të mira se në projektligjin e Qeverisë Haradinaj 2 sepse Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjini Popvci ka përmbushur kërkesat e nga dëgjimet publik në projektligji.

Nagavci tregon se çfarë iu ka thënë SBASHK-ut,“ sigurohuni që kërkesat të jenë legjitime”.

Pse duhet të jenë legjitimi sipas është se nuk mund të krahoshet një rrogë një mësimdhënësi në nivelin fillorë më një mësimdhënës Universitare, sipas saj është jo e logjikshme që të kërkohet për të dyja palët nga një qind euro.

Ajo ka treguar se kush mund të mbështet nga Qeveria Kurti 2, “duhet të identifikohen familje që jetojnë vetëm më një rrogë të mësuesit ose ata që i kanë rrogat më të vogla”.

Nagavci ka thënë se për të përfunduar grevën e vitit 2019, Rrahamn Jashari kishte rënë dakord ish-kryetari Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli.

“SBASHK-u në vitin 2019 e  kishte shpallur grevën dhe kishte qëndruar 3 jave ditë  duke e bllokuar mësimin dhe kërkesat ishte që të dërgohet ligji i pagave greva ishte ndërpre pas marrëveshjes më Kadri Veslin dhe më pastaj me ish Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe pas kësaj ishte mbajtur takimi ku ishte komunikuar ky lajm”.

Sipas saj, Rrahman Jashari e kishte ndërpre grevën dhe pse nuk kishte ndonjë përfitimi për mësimdhënësit por vetëm me projektligji.

“Projektligji  i hartuar nga Qeveria Kurti 2 parasheh koeficient më të të mirë se sa ai i vitit 2019 më të cilin ishin pajtuar SBASHK-u që ta ndalin grevën”.