Lajme

Kush i ka qentë hetues më të mirë, Kosova apo Amerika?

02/18/2022 22:17
nga:Y I

Policët ushtarakë të KFOR-it dhe ata të Kosovës të premten i bëri bashkë një trajnim.

Mbledhja medoemos qe e shkurtër, pasi ata që ushtruan vërtetë ishin qentë pasi brenda bazës së zjarrfikësve në Bondsteel u praktikua gjetja e eksplozivëve.

Sipas shefit të operativës së Njësisë K9 të Policisë së Kosovës, Minush Krasniqi, trajnimin me KFOR-in e bëjnë vetëm për kërkim të eksplozivëve dhe armëve ngaqë amerikanët nuk posedojnë katërkëmbësh për kërkim të narkotikëve.

Ekipi K9 i Kosovës nga ushtria aleate merr veti të ndryshme si aftësia e kërkimit, indikacionet që duhet dhënë qenve dhe si shpërblehen.

Ushtrimet janë më sfiduese pasi qentë e dy ushtrive dallojnë.

“Njësia K9 e PK ka qenë për kërkim ekzplozivësh dhe patrullim, për dallim nga qentë e ushtrisë amerikanë që janë të trajnuara për t’i bërë të dyja njëherësh”, thotë Kyle Johnson, pjesëtar i policisë ushtarake amerikane.

Megjithëkëtë policia e Kosovës ka afër 40 qenë të mirë-ushtruar, të disa llojeve.

“Njësia K9 e PK ka pastor gjerman, pastor belg dhe kokërr spanjoll për kërkimin e narkotikëve, muj me thanë që kanë jap indikacion për 500 kg drogë në një kamion me policolor”, tregoi  rreshter Krasniqi

Veç këso trajnime, amerikanët nuk ndihmojnë edhe në teren. Pjesëtari i Policisë Ushtarake Antonio Rodriguez, tregoi se operacionet e tyre i zhvillojnë vetëm brenda kampit.

“Ne nuk dalim jashtë me Policinë e Kosovës apo ndonjë forcë tjetër, por vetëm brenda ushtrisë tonë apo me ushtritë tjera të misionit si me austriakët dhe gjermanët.”

K9 e Kosovës angazhimin e fundit e pati në ditën e pavarësisë për të parë nëse dikush vendosi mjete të rrezikshme para se këta vetë të parakalonin me kolegët tjerë të forcave.