Skuadra e Botosanit ka mposhtur sot Petrolul në Play Out të Superligës së Rumanisë.
Ekipi i Botosanit ka mposhtur Petrolulin e Albin Berishës me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e dytë në këtë duel dhe të fitores për Botosanin e ka shënuar, Rijad Sadiku në minutën e 87’të.
Por kush është Rijad Sadiku?
Sadiku ka lindur në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, nga prindër kosovarë nga Dragashi.
Ai përfaqësoi Bosnjën dhe Hercegovinën në të gjitha grumposhat e të rinjve, ai gjithashtu shërbeu si kapiten i ekipit kombëtar U-17. Ai është 24 vjeçar tani dhe luan si mbrojtës anësor tek Botosani.
Ja goli i tij sot: