Lajme

Kush është mafia ballkanike e energjisë? Gërxhaliu zbulon detaje

06/04/2025 18:54
nga:G B

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ka mafia të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor.

Në emisionin DPT Fidani, ai ka theksuar se kjo mafia e ka dëmtuar edhe Kosovën.

“Është një proces apo një grup i njerëzve që sipas informacioneve jozyrtare selinë e veprimit e ka në Londër, dega kryesore e të cilës është në Banjallukë dhe e udhëheq Vuka Hamoviq, dhe nga Banjalluka do të thotë dirigjohet në Serbi, Shqipëri, por edhe në Kosovë”.

“Është një organizatë e cila është e afërt me politikat aktuale dhe me të ashtuquajturit ‘Patriotët ambientalë’ të cilët vërtetë Kosovën jo vetëm që e kanë dëmtuar, por përfitime të vogla personale Kosovën e kanë dënuar që të mos ketë kapacitete prodhuese”.

“Në qoftë se je i varur nga importi i energjisë elektrike dhe nuk duhesh të harrosh që je i varur nga dora e dikujt”, ka thënë Gërxhaliu.